Hapen regjistrimet per modulet e trajnimit per Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar

Njoftohen te gjithe te interesuarit per te ndjekur modulet e trajnimit per Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar (SNRF-te) te aplikojne ne adresen info@kkk.gov.al.

Kerkesa per regjistrim duhet te shoqerohet me CV-ne personale e cila deshmon se i interesuari ka nje pervoje pune mbi 5 vjet ne hartimin e pasqyrave financiare me SNRF-te dhe se aktualisht eshte i punesuar ne nje njesi ekonomike qe harton pasqyra financiare me keto standarde.

Modulet e trajnimit zhvillohen ne gjuhen shqipe dhe jane pa pagese. Keto module trajnimi ofrohen ne kuader te projektit te Bankes Boterore, financuar nga SECO. 

Kurset do te kene nje numer te kufizuar pjesemarresish.

 

 

Kalendari i moduleve te trajnimit eshte si me poshte:

- Java qe fillon me 22 janar (3 dite ne jave, 4 ore ne dite, gjithsej 12 ore) 

- Java qe fillon me 29 janar (3 dite ne jave, 4 ore ne dite, gjithsej 12 ore)

- Java qe fillon me 5 shkurt (3 dite ne jave, 4 ore ne dite, gjithsej 12 ore) 

 

**Per detaje te diteve te javes kur do te zhvillohet trajnimi, orarit ditor dhe vendit ku do te zhvillohet aktiviteti, do te njoftohen individualisht vetem te interesuarit e pranuar ne shortlist.

 

 Jeni te mirepritur!