Fillojnë aplikimet për anëtar të Komitetit të Rishikimit

Kriteret e aplikimit i gjeni në dokumentin Procesi zyrtar i rishikimit te perkthimit ne gjuhen shqipe te SNK_SNRF

Fillojnë aplikimet për anëtar të Komitetit të Rishikimit të përkthimit në gjuhën shqipe të SNK/SNRF-ve. Afati i fundit i aplikimit është data 20.12.2013. Aplikimi bëhet duke dorëzuar në format elektronik CV dhe një letër të shkurtër motivimi.Në letrën e motivimit duhet të saktësohet nëse aplikoni si individ apo si përfaqësues i organizatës tuaj me qëllim që të jemi korrekt kur të publikohen emrat e miratuar të anëtarëve të Komitetit të Rishikimit. Kriteret për tu plotësuar do t'i gjeni në dokumentin Procesi zyrtar i rishikimit te perkthimit ne gjuhen shqipe te SNK_SNRF-ve