Skip to content

Komentari në Zbatim të Ligjit "Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare"

K O M E N T A R

LIGJ
Nr. 25/2018
PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE

Ligji 25, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshme, si dhe mbajtjen e kontabilitetit. Ky ligj zbatohet nga të gjitha njësitë ekonomike fitimprurëse (pavarësisht formës së tyre juridike – person fizik, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëri aksionare) si dhe nga të gjitha njësitë ekonomike jofitimprurëse (me përjashtim të rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre janë subjekt i ligjeve ose i rregullimeve të veçanta si p.sh, rasti i organizatave të huaja që operojnë në Shqipëri të cilat sipas marrëveshjeve të Qeverisë shqiptare me vendet e tyre të origjinës i ka përjashtuar ato nga detyrimi për të hartuar dhe depozituar pasqyra financiare).