Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë njoftim. Marrëdhënia e punës rregullohet në përputhje me sa parashikohet në Kodin e Punës. Të interesuarit duhet të paraqesin:
– Shprehjen e interesit;
– CV-në e përditësuar;
– Çdo dokumentacion që provon se kandidati përmbush kriteret e shpallura.
Dokumentet dërgohen:
– në rrugë postare në adresën Rr Reshit Çollaku, godina ngjitur me Postën Shqiptare, Tiranë; ose
– me email, të skanuara, në adresën elektronike kontabiliteti@kkk.gov.al
Kontakti i telefonit eshte 042 220 466
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 15 prill 2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për Intervistë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektorit për SKK-të
1. Përgatit propozimin për përditësime të SKK-ve duke reflektuar në to ndryshimet e ndodhura në SNRF-të e publikuara nga BSNK1 dhe i’a paraqet Drejtorit Ekzekutiv;
2. Përgatit draft udhëzimet për zbatimin korrekt të standardeve të SKK-ve dhe i’a paraqet Drejtorit Ekzekutiv;
3. Përkthen materiale që kanë të bëjnë me kontabilitetin në funksion të detyrës së tij apo me kërkesë të anëtarëve të Këshillit në funksion të mbështetjes së Këshillit me materiale të tjera informuese;
4. Raporton tek Drejtori Ekzekutiv për detyrat e kryera;
5. Ndjek rregullisht trajnime të ndryshme, përfshirë ato të organizuara nga Shkolla e Administratës Publike, për rritjen e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore.
Kriteret e përzgjedhjes së Inspektorit për SKK-të
1. Të ketë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve (Master Shkencor ose ekuivalent me të) në fushën e kontabilitetit / financës;
2. Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune në fushën e kontabilitetit / financës;
3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
4. Të njohë shumë mirë paketën Office si dhe programe të tjera të kontabilitetit;
5. Të ketë njohuri shumë të mira mbi SKK-të dhe njohuri bazë të SNRF-ve, të provuara me eksperincën në punë ose certifikime të tjera;
6. Preferohet të ketë fituar titullin profesional “Kontabël i miratuar”;
7. Të jetë i/e padënuar.