Akti i Parë për Emërimin e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit
Akti i Parë për Emërimin e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit
Historia e Themelimit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit VKM nr. 142, datë 18.03.2005 “Për Mandatimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit” Në mbështejtje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20 e 24 të ligjit, nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat finnaciare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:
VENDOSI
1. Mandatimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, me këtë përbërje:
– Jorgji Bollano, propozuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.
– Thanas Dhimarko, propozuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Shqipërisë.
– Orfea Dhuci, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregëtisë.
– Sotiraq Dhamo, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregëtisë.
– Flutura Kalemi, propozuar nga Universiteti Bujqësor Tiranë.
– Ylber Bezo, propozuar nga ministri i Financave.
– Sherif Bundo, propozuar nga ministri i Financave.
– Leandro Haxhi, propozuar nga ministri i Financave.
Ngarkohet ministri i Financave për sigurimin e mjediseve të punës dhe të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.
Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Kryeministri
Fatos Nano
Ministri i Financave
Arben Malaj
VKM nr. 846, datë 6.12.2005 “Mandatimin e një anëtari të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit” Në mbështetje të neneve 81, pika 100, të Kushtëtutës, dhe të neneve 20 e 24, të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.