Dëshirojmë t’ju informojmë se versioni më i fundit i Modelit Digjital të Standardit Vullnetar (Voluntary Standard Digital Template), është tashmë i disponueshëm në gjuhën shqipe në faqen e EFRAG Knowledge Hub (kërkohet regjistrimi) – https://knowledgehub.efrag.org/eng.
Kjo faqe ofron gjithashtu mundësinë e konvertimit të modelit në një raport në formatin Inline XBRL (iXBRL).
Ju lutemi të mundësoni përhapjen e këtij informacioni me të gjitha palët e interesuar në vendin tonë, pasi kjo mund të lehtësojë si raportimin mbi zinxhirin e vlerës, ashtu edhe raportimin mbi baza vullnetare.
Faleminderit,
Stafi KKK
