Statusi dhe Detyrat

Në bazë të Ligjit Nr. 9228, datë 29.04.2004 ‘PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE’, Neni 19

1.    Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit krijohet si organizëm profesional publik i pavarur dhe gëzon personalitet juridik.

2.    Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ka për detyrë:

a) të hartojë standardet kontabël kombëtare, në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe në koherencë me Standardet Kontabël Ndërkombëtare.
Nëse për arsye të legjislacionit dhe të praktikave kontabël brenda vendit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit e shikon të nevojshme që të shmanget nga zbatimi i disa standardeve, ai e ka autoritetin që të bëjë një gjë të tillë, vetëm pasi të shpjegojë dhe të justifikojë arsyet e këtij veprimi;

b)
të përpunojë një sistem kontabël, ku përveç standardeve kontabël kombëtare të kontabilitetit, lista e llogarive dhe përdorimin e tyre, si dhe formatet për pasqyrat financiare;

c)
të evidentojë nevojat dhe të propozojë zgjidhjet për përmirësimin e metodave kontabël për mbajtjen e kontabilitetit dhe për kualifikimet;

d)
të interpretojë dhe të përgjithësojë problemet që dalin nga praktika dhe standardet kontabël, të cilat i paraqet në formën e udhëzimeve kontabël;

e)
të shqyrtojë dhe të japë mendime për të gjitha projektligjet dhe projektaktet nënligjore, rregulluese, të cilat përmbajnë dispozita për kontabilitetin, për përgatitjen e llogarive, që lidhen me njësitë ekonomike, subjekte të këtij ligji, si dhe me profesionet baze kontabilitetin;

f)
të vendosë marrëdhënie me organizata profesionale vendase e të huaja dhe të marrë pjesë në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare për kontabilitetin.