Më datë 21 Nëntor 2013, KKK zhvilloi në Tiranë, tryezën e rrumbullakët me temë " Përmirësimi i SKK-ve"



Për të filluar procesin e konsultimit me palët e interesuara, KKK organizoi në Tiranë, më datë 21 Nëntor, një tryezë të rrumbullakët me temë "Përmirësimi i SKK-ve". Morën pjesë në këtë takim përfaqësues të organizmave profesionalë si IEKA, IKM, SHKFSH dhe SHKM. Gjithashtu,morën pjesë në këtë takim akademikë të fushës dhe hartues pasqyrash financiare pranë njësive ekonomike. Qëllimi i tryezës ishte grumbullimi i komenteve dhe qëndrimeve të pjesëmarrësve lidhur me ndryshimet e propozuara nga KKK mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.