Në datë 2 Dhjetor, KKK zhvilloi në Shkodër tryezën e rrumbullakët me temë "Përmirësimi i SKK-ve"



Në vijim të konsultimeve me palët e interesuara, KKK organizoi në Shkodër, më datë 2 Dhjetor, një tryezë të rrumbullakët me temë "Përmirësimi i SKK-ve". Morën pjesë në këtë takim përfaqësues të organizmave profesionalë si IEKA, IKM, SHKFSH dhe SHKM. Gjithashtu,morën pjesë në këtë takim përfaqësues të fushës akademike dhe studentë të Universitetit të Shkodrës, Fakulteti i Ekonomisë. Qëllimi i tryezës ishte grumbullimi i komenteve dhe qëndrimeve të profesionistëve dhe akademikëve të fushës lidhur me ndryshimet e propozuara nga KKK mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.