Më 15 Dhjetor 2013 përfundon afati i dorëzimit të komenteve mbi versionin e përmirësuar të SKK-ve.




Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, në kuadër të projektit REPARIS, rreth një vit më parë ndërmori përmirësimin e standardeve kombëtare të kontabilitetit për t'i përafruar ato me SNRF për NVM si dhe Direktivat 4 & 7 të BE. Standardet kombëtare të kontabilitetit të përmirësuara, në versionin draft të tyre, janë publikuar aktualisht në faqen zyrtare të KKK. (http://www.kkk.gov.al/faqe.phpid=1&l2=136). Komentet për ndryshimet e bëra jeni të lutur t'i paraqisni deri në 15 dhjetor 2013 në adresën tonë elektronike info@kkk.gov.al Komentet tuaja do të diskutohen nga anëtarët e KKK dhe më pas do të bëhen reflektimet përkatëse.Versioni përfundimtar i standardeve kombëtare të kontabilitetit, të përmirësuara, pasi të marrë miratimin e KKK, do t'i dërgohet për shpallje Ministrit të Financave.