Konferenca Gjeneve, 8 mars 2011

Më datë 08.03.2011, në Gjenevë të Zvicrës, UNCTAD – IAESB Forum mbi Edukimin Kontabel, mbajti një Konferencë per Standardet Nderkombetare te Edukimit Kontabel

 



KRIJIMI I KAPACITETEVE NJEREZORE DHE EDUKIMI PROFESIONAL I KONTABILITETIT PER RAPORTIMIN ME CILESI TE LARTE TE KORPORATAVE Më saktë me anë të kësaj konferencë ku morën pjesë shtete të ndryshme, Këshilli Kombëtar iKontabilitetit përfaqësoi vendin tone, u kërkua të arrihej objektivi kryesor i këtij forumi ndërkombëtar që kishte për synim: Implementimin e Standardeve Nderkombetare te Edukimit Profesional dhe Ndertimin e Kapaciteteve per Raportimin me cilesi te Larte te Korporatave. Pjesemarresit ne forumin e edukimit kontabel adresuan lidhje kritike midis programeve te edukimit per kontabilitetin profesional dhe ndertimin e kapaciteteve per cilesi te larte te raportimit te korporatave. Gjatë kësaj konference, Shqipëria u përmend disa herë në kuadër të përmirësimit të kurrikulave të arsimimit profesional kontabël dhe mënyrave sesi këta profesionistë të munden të kenë akses në metodat e edukimit, po ashtu dhe për faktin se vendi ynë ndan eksperiencën e tij me shtetin e Kosovës. Kjo konferencë vlerësohet e rëndësishme duke qenë se Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit miraton kurrikulat dhe metodat e edukimit kontabël me qëllim ngritjen maksimale të profesionistëve kontabël.